Kurti flet për investime mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nëpërmjet një postimin të bërë në Facebook ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak,

Ai ka thënë edhe se modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve.

‘‘Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Krahas saj, në agjendë të punës e kemi edhe Hekurudhën Prishtinë-Durrës, që është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe kombëtare të historisë së pas çlirimit.

Modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve, do t’i forcojë dhe shpeshtojë lidhjet e qyteteve, dhe do ta mbrojë mjedisin nga ndotja. Pra më pranë, më shpejt, dhe më pastër!’’

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit