Anamorava, pra regjioni 06, ka votuar edhe një herë tjetër në mënyrë masive për Lëvizjen Vetëvendosje. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, qytetarët e Anamoravës i kanë besuar në shumicë premtimeve dhe zotimeve të Albin Kurtit, kryetar i VV-së.
Në Gjilan, kryeqendra e Anamoravës, VV-ja ka fituar 62 për qind të votave. Nëse përkthehet në vota, VV-ja është votuar nga 29, 495 gjilanas.
Në Viti, VV-ja fitoi me 61.75 për qind, duke mbledhur 13.318 vota. Edhe në Kamenicë, VV-ja mori 61 për qind të votave ose 8.948 vota.








