Kurti: Fati i Kosovës është i pandarë nga fati i UP-së, e shoh vetën të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e tij

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, sot ka pranuar titullin Alumni Nderi të Universitetit të Prishtinës.

Pas pranimit të këtij çmimi, Kurti në fjalën e tij tha se, ai e sheh vetën të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.

Ai ka thënë edhe se fati i Kosovës është i pandarë nga fati këtij universiteti.

“E shoh vetën si njeri i afërt dhe i lidhur me të shkuarën, dhe po ashtu edhe të ardhmen e këtij universiteti. Universiteti e ndan historinë tonë në dy kohë, Prishtina para dhe pas universitetit të saj. Dhe po kështu fati i Kosovës është i pa ndarë nga fati i universitetit të Prishtinës. Universiteti Hasan Prishtina duhet të jetë domethënia më e madhe ndërkombëtare e jona. Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit