spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka falënderuar ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, duke iu referuar nënshkrimin të marrëveshjes të Kosovës me kompaninë turke “MKE” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.

Kurti u takua me Fidanin të shtunën në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Shefi në detyrë i ekzekutivit gjithashtu pati mirënjohjen për kontributin e Turqisë në mbështetjen që i jep Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit