spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kurti falënderon qytetarët pas balotazhit: Mbajeni përgjegjës secilin kryetar për premtimet e dhëna

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në balotazhin e mbajtur dje, duke e cilësuar atë si dëshmi të pjekurisë demokratike dhe përkushtimit qytetar ndaj zhvillimit të vendit.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti ka thënë se me daljen në votime, qytetarët i kanë kontribuar demokracisë dhe orientimit të politikave publike në komunat e tyre.

Ai ka ftuar qytetarët që tash e tutje t’i mbajnë përgjegjës kryetarët për premtimet e dhëna dhe për gjendjen në qytete e fshatra.

Duke iu drejtuar aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka theksuar se subjekti i tij do të qeverisë në shtatë komuna të Republikës – më shumë se kurrë më parë – dhe se “as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve” nuk arriti ta ndalë rritjen e Lëvizjes.

“Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka përfunduar Kurti në mesazhin e tij.

Postimi i Kurtit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju faleminderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

Përzemërsisht,

Albin Kurti

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit