Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë mandatit të kaluar, Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.









