Në njërën nga mbledhjet e fundit që në mënyrë elektronike ka mbajtur qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Krahas këtij vendimi, në mbledhjen elektronike janë marrë edhe dy vendime financiare.
Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se është:
“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet);
Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për Riformulimin e pikës 2. të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025;
Emëruar z. Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil”, thuhet në njoftim.









