spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kurti e uron Trumpin: Mezi presim të punojmë së bashku

Derisa liderët më të fuqishëm evropianë veç se ka disa orë që kanë nisur urimet ndaj Donald Trump, presidentit tashmë të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka uruar atë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Kurti ka uruar Trumpin duke e etiketuar në postimin e tij.

Ai ka thënë se mezi presin të punojnë së bashku.

“Urime president Donald Trump në fitoren tuaj elektroale. ShBA është një aleat kyç, mik dhe partner i Kosovës dhe mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe.” – ka shkruar Kurti.

Ish-presidenti Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kur janë numëruar shumica e votave, sipas projeksionit të televizionit CNN, republikani ka 276 vota të Kolegjit Zgjedhor, gjashtë më shumë se minimuni i kërkuar për shumicë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit