Kurti e merr çështje të kryer se mund t’i sigurojë 61 deputetë: Nuk e kemi sfidë, por është sfidë gjigante që të zgjidhet vetë presidenti

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti e quajti takimin konstruktiv dhe të frymës optimiste, teksa tha se në parim janë që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Ai e mori edhe çështje të kryer se rezultati nuk mund të lëvizë shumë, duke nënkuptuar se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund t’i afrohet 50 për qindëshit.

“Jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse zgjedhjet e reja s’do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është vështirë të mendosh një fushatë zgjedhore ku ne risjellim platformën tona me po të njëjtat votime, për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe. Ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 deputetëve për formimin e Qeverisë, por definitivisht është sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin”, deklaroi Kurti.


“Ne kemi bërë përzgjedhje të detyruar brenda subjektit tonë. Ndodhemi tani ku ndodhemi, unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe bisedime të këtilla mund të arrijmë një marrëveshje politike por këtë nuk mund ta them se e kemi sot. Dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet e reja më bën optimist për këto tri javët e mbetura, që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo siç po bëhet në institucionet tona në orët e fundit”, tha më tej ai.

Kur u pyet nëse në takim u diskutuan emra të tjerë lidhur me postin e presidentit, Kurti deklaroi se deri në momentin që ka marrëveshje politike bisedimet në takime duhet të ngelin konfidenciale.

“Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi transparent sa i përket proces, mirëpo takimi ishte tet-a-tet dhe duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për mendime që i themi aty, e të cilat as nuk kanë sjellë dështim, por as sukses. Përderisa jemi në këtë fazë, gjithmonë do t’ju njoftojmë për takimet që bëjmë, mirëpo nuk mund të flasim për emra konkretë që nuk kanë rezultuar me marrëveshje politike”, deklaroi më tej shefi i Qeverisë.

Ai paralajmëroi edhe takim me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën, për çështjen e presidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit