spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Kurti diskuton me zyrtarin gjerman për sfidat politike dhe rrezikun nga lajmet e rreme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjithashtu, Kurti ka shprehur shqetësim për rreziqet dhe vështirësitë e fushatave dezinformuese dhe lajmet e rreme, krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel bashkë me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, në një darkë të shtruar nga ambasadori në rezidencën e tij.

Diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve të huaja, situatën në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe integrimet evropiane, si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik.

Kryeministri veçoi performancën ekonomike pozitive të vendit në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultatet e politikave të punësimit dhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve qeveritare dhe të shtetit, përfshirë të drejtat e pakicave dhe mirëqenien e tyre. Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin e tij për rreziqet që paraqesin dhe vështirësitë që shkaktojnë fushatat dezinformuese dhe lajmet e rrejshme në shtrembërimin e të vërtetave dhe krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Reiffenstuel për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit