spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Kurti dhe Ministrat e tij po vazhdojnë të dalin në zyrë, Pal Lekaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë dhe Presidentes, duke thënë se Kurti dhe ministrat e tij po vazhdojnë të dalin nëpër zyret e tyre, pa bazë ligjore.

Lekaj ka thënë se kjo Qeveri është pa mandat dhe se ministrat s’kanë më legjitimitet.

“Kryeministri dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje për t’u bërë deputetë, por Kuvendi ende nuk është konstituar dhe ata s’kanë dhënë betimin. Pra, nuk janë më ministra, e ende nuk janë deputetë.

Megjithatë, po i shohim sërish në zyrat qeveritare, duke ushtruar funksione pa asnjë bazë ligjore. Kjo është uzurpim i pastër i pushtetit ekzekutiv!”, ka shkruar Lekaj.

Tutje, ai ka thënë se shteti nuk është pronë private për t’u keqpërdorur me siç ka thënë, “truqe politike”

“Kërkojmë reagim urgjent nga Presidentja dhe Prokuroria. Shteti nuk është pronë private për t’u keqpërdorur me truqe politike. Qytetarët meritojnë ligj, jo hile”, thuhet në postim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit