Kryeministri Albin Kurti ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partia e tij, për diskutim lidhur me çështjen e presidentit.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin ën zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje mesatarisht. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë.
Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme”.









