Kurtan Kajtazi, kandidat i PDK-së, për deputet mbrëmë ka zhvilluar një takim me familjarët dhe të afërmit e tij.
Kajtaz tha se familjarët si gjithmonë janë krahu i tij i fuqishëm edhe në këtë rrugëtim politik.
Ai ka thënë se 9 shkurti do të jetë fitorja e përbashkët për një Kosovë më të mirë.
”Familjarët dhe të afërmit janë shtyllë e fuqishme e rrugëtimit politik. Mbrëmë pata kënaqësinë të takoj dajët e mi nga Dubovci dhe familjarë e të afërm, të cilët si gjithmonë janë krahu im i fuqishëm edhe në këtë rrugëtim politik. Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për secilin nga ju për besimin dhe mbështetjen në vazhdimësi.9 shkurti është dita e fitores tonë të përbashkët për një Kosovë ma të mirë’’, thuhet në postimin e Kajtazit.








