spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

“Kurrë nuk kam pasur takim apo kontakt”/ Jahjaga reagon për lidhjet me Epstein

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve që e lidhin me dosjen Jeffrey Epstein.

Ajo ka theksuar se kurrë nuk e ka njohur, nuk ka pasur takim apo kontakt me Epstein, dhe emri i saj nuk figuron në asnjë dokument të publikuar.

Jahjaga shton se çdo raportim tjetër është i pavërtetë dhe mashtrues, duke kërkuar që mediat të publikojnë këtë sqarim.

Postimi i plotë:

Sqarim publik

Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet.

Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk ka

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit