Marrëdhënia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi, duke nxitur aludime të shumta për natyrën e raportit të tyre brenda shtëpisë.
Për të sqaruar këto dilema, ish-e dashura e Klodit ka dhënë një intervistë ku ka folur pa doreza rreth asaj që po shohim në ekran mes dy djemve.
Ajo ka bërë një paralele me të kaluarën, duke kujtuar se Klodi është një person shumë social, por nuk ka ngurruar të japë edhe një përgjigje rreth mundësisë së diçkaje më shumë se shoqëri me Londrimin.
“Ai kishte një marrëdhënie vërtet të mirë me një djalë tjetër në realityn tonë, gjithashtu ata ishin duke kaluar kohë bashkë. Unë po krahasoja dy miqësitë,” u shpreh ajo për Prive.
E pyetur mbi mundësinë e një romance apo afrimiteti fizik mes tyre, ajo u shpreh: Nuk e besoj që do bënte çdo gjë me një djalë, ta puthte apo të bënte diçka tjetër, por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, por s’e besoj që do jenë çift.






