“Kurban Bajrami” – BIK jep detaje për namazin, ligjëratën dhe pritjen për mysafirë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Namazi i sabahut falet në orën 04:20.

Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e kryesisë, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit