Kupa e Botës në “terr” televiziv, një e treta e globit rrezikon të mos shohë Kampionatin Botëror

FIFA po përballet me një situatë të pazakontë përpara nisjes së Kupës së Botës, pasi ende nuk ka siguruar marrëveshje televizive për transmetimin e turneut në Kinë dhe Indi. Kjo krijon rrezikun që më shumë se një e treta e popullsisë globale të mos ketë akses në transmetimet e kompeticionit më të madh të futbollit në botë.

Sipas raportimeve, FIFA ka kërkuar rreth 74 milionë paund për të drejtat televizive në tregun indian, një shifër që përfaqëson rritje prej 67 për qind krahasuar me Botërorin “Katar 2022”. Megjithatë, oferta më e lartë e paraqitur deri tani nga grupi “Reliance-Disney” ka qenë më pak se 15 milionë paund, ndërsa negociatat ende nuk kanë prodhuar marrëveshje konkrete.

Në të njëjtën kohë, edhe në Kinë nuk është zyrtarizuar asnjë partner transmetimi, ndonëse turneu nis pas pesë javësh, më 11 qershor, në Meksiko Siti. Në Botërorët e mëparshëm, ndeshjet janë transmetuar nga rrjeti shtetëror CCTV, i cili mbulon një audiencë të gjerë në territorin kinez.

Kina dhe India së bashku përfaqësojnë mbi 2.8 miliardë banorë, në një popullsi globale prej rreth 8.2 miliardë njerëzish. Edhe pse këto vende nuk konsiderohen tregje televizive me të njëjtën fuqi ekonomike si Europa, FIFA dhe presidenti i saj, Xhiani Infantino, synojnë zgjerimin e ndikimit global të futbollit.

Në Indi, një nga pengesat kryesore lidhet me diferencën kohore. Shumica e ndeshjeve që do të zhvillohen në SHBA, Kanada dhe Meksikë pritet të transmetohen gjatë orëve të natës sipas kohës lokale indiane. Për më tepër, futbolli vazhdon të mbetet në hije krahasuar me popullaritetin e kriketit, ndërsa finalja e Indian Premier League (IPL) është planifikuar vetëm 11 ditë përpara nisjes së Kupës së Botës.

Ndërkohë, në Kinë, interesimi për futbollin mbetet i lartë, me rreth 200 milionë tifozë të vlerësuar, por kriza dhe rënia e Superligës kineze kanë ndikuar negativisht në gatishmërinë e transmetuesve televizivë për të investuar shuma të mëdha në të drejtat e transmetimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit