Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kaluar një pasdite me artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”.
“Pata kënaqësinë të kaloj pasditen me artistët e mrekullueshëm të Ansamblit ‘Hasan Prishtina’. Një grup që me pasionin, energjinë dhe përkushtimin e tyre po e ruajnë e promovojnë trashëgiminë tonë kulturore, duke e bërë Vushtrrinë krenare kudo që paraqiten”, ka thënë Idrizi.
Ai ka falënderuar anëtarët e ansamblit për mikpritjen dhe për kontributin e çmuar që japin në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar.






