Kujtim Shala pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit: VV të shpjegojë pse ndryshoi qëndrim, unë s’e kam ndryshuar

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala tha se vazhdimi i seancës konstituive sot dëshmoi se “LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”.

Shala tha se LVV-ja duhet të japë shpjegime se pse ndryshoi qëndrim për ta votuar atë sot për nënkryetar të Kuvendit.

“Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin. Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar ne asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, tha ai.


LVV-ja tha mbrëmë se pas një mbledhjeje të brendshme kishin vendosur që sot t’i votonin kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, për dallim prej të premtes kur nuk e votuan Vlora Çitakun, ndërsa emri i Kujtim Shalës nuk u hodh në votim dhe deputetët e LDK-së e lëshuan sallën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit