Historia e legjendës së futbollit të Kosovës dhe kroate, Kujtim Shala, është sa e dhimbshme aq edhe krenare.
Në fakt, Shala si shqiptar nga Kosova u përball me furtunën e regjimit të Beogradit dhe ish-Jugosllavisë, sepse sipas tij ishte i urryer vetëm pse ishte shqiptar i Kosovës.
Sipas tij, bashkëlojtarët Zvonimir Boban dhe Davor Shuker ia shpëtuan jetën.
Kështu kishte deklaruar Kujtim Shala në një medium sportiv kroat në maj të vitit 1990, deklaratë që ishte botuar edhe në rubrikën e sportit të gazetës “Rilindja” më 13 maj të vitit 1990, vetëm pak orë para rrahjes së madhe mes tifozëve të Dinamos nga Zagrebi (“BBB”) dhe tifozëve famëkeq “Delije” të Cërvena Zvezdës, ku i pranishëm ishte edhe krimineli i luftës Zheljko Razhnatoviq – Arkani si përfaqësues i klubit serb.
Ndeshja Dinamo – Cërvena Zvezda nuk filloi fare më 13 maj të vitit 1990 në Maksimir. Zagrebi u kthye në një arenë lufte mes tifozëve, rrahje që tronditi ish-Jugosllavinë dhe gjithë kontinentin evropian.
Çfarë kishte thënë Kujtim Shala para ndeshjes Dinamo – Cërvena Zvezda, duke treguar për incidentin e rëndë në ndeshjen Sarajeva – Dinamo dhe si iu shpëtua jetën?
“’Ndjekja e shtrigave’ filloi në muajin shkurt në Novi Sad, kurse si duket përfundoi në Sarajevë pikërisht në stadiumin “Koshevo”.
Kurtha e përgatitur që moti më në fund arriti të zë viktimën e vet shumë të pritur.
Para dy javësh, pasqyra sportive e TV Beogradit kaloi në shenjë të një komentimi “vulgar”, të udhëheqësit të emisionit “Për incidentin dhe ndërprerjen e ndeshjes Sarajeva – Dinamo, fajtori kryesor ishte Kujtim Shala”.
Edhe deklarata e delegatit Ollushki të Novi Sadit “e prerë” ishte me kujdes dhe e “kanalizuar:” me një fjalë :
“Isha larg 200 metra, nuk kam parë shumë, por iniciues ishte Kujtim Shala”..
Është kryesisht e qartë, shigjetat gjetën cakun nga ishin drejtuar, fajtorin kujdestar, i cili tash një kohë të gjatë është në shënjestër të kritikave pa argumente, por me qëllim të caktuar.
Ky është Kujtim Shala”, shkruan media kroate sportive “Sportske Novosti” gjatë majit të vitit 1990 .
“Unë nuk isha aspak fajtor! Referi Petroviq, në qendër të fushës mua edhe Raiçkoviqit na ndëshkoi me karton të verdhë, kurse pastaj dha shenjë për përfundimin e pjesës së parë. U nisa nga lokalet ku vishemi e zhvishemi.
Rrugës më sulmoi ndihmëstrajneri i Sarajevës, Ibro Biogradliqi. Me këtë rast më shau me nënën shqiptare. Pasoi tollovia, rrahja frontale. Mua më rrahën, kurse unë askënd nuk e kam sulmuar, as prekur”, tha Shala.
intervista më 13 maj 1990
Të gjitha raportet të përmendin se ishe në rolin kryesor?
Kujtim Shala: Ju lutem, shikojeni incizimin dhe fotografitë.
Mua më kanë shpëtuar Bobani e Shukeri. Sikur të mos ishin këta, kush e di si do të kaloja dhe çfarë do të pësoja.
Pastaj Fahria Dautbegoviq dje një kujdestar vendas më kanë përcjellë deri në garderobë,
Çfarë ndodhë kështu me ty? Si mund të na shpjegoni këtë?
Kujtim Shala: E tëra është marri. Unë nuk mund t’u bëjë ballë sulmeve të tilla.
Nuk do të mund të qëndroj. Kam menduar disa herë se do t’ia dal ta përballoj këtë stuhi, do të dal më i fortë.
Mirëpo… Prej takimit në Novi Sad, për mua është duke mbretëruar vetë ferri. Në dreq të mallkuar edhe publiku.
Nuk po më pengon aq shumë kur po më ofendojnë. mirëpo, i kanë kaluar të gjithë kufijtë.
Në Sarajevë, në mes tjerash, të quajtën edhe irredentist?
Kujtim Shala: Nuk është kjo tragjike. Primare është kur kundërshtarët të kërcënohen përmes shtypit, kur të dërgojnë “selame” se do të shkatërrojnë, të mbysin, kjo nuk është normale.
Sa i përket kontaktit të parë në fushë… më mirë mos të flas fare.
Ai, lojtari më numër tre i Sarajevës, Guzina, me nokautoi me kokë, po me rrahin kudo që paraqitem jashtë Zagrebit.
Në Novi Sad, në Nish, në Sarajevë…kundër meje startojnë si kamikaze, kurse për “dhuratë:” marrin vetëm kartonin e verdhë.
Ka edhe delikte verbale?
Kujtim Shala: Çka nuk u ka rënë ndërmend… ta … “nënën shqiptare” prore më thotë se secilin duel “ta…. e Azem Vllasin” ose “ta… nënën e Franjo Tugjmanit”… S’mi qet goja ato sharje.
Edhe ju nuk jeni bash shitës “shitës vjollcash”?
Kujtim Shala: Unë jam një lojtar, i cili nuk u ik starteve e dueleve burrërore.
Asnjëherë nuk jam frikësuar. Çdo të rënë përpiqem ta kthejë me të njëjtën masë.
Gjatë lojës nganjëherë, duhet të pranosh, po gabon. Po pështyn kundërshtarët. Kjo masë nuk është përgjigje adekuate starteve të kundërshtarit?
Kujtim Shala: Të gjitha këto po i bëj në shenjë të vetëmbrojtjes.
Asnjëherë deri me tash askë nuk e kam sulmuar i pari, e as që ia kam filluar ndonjë zënke.
Sot, gati kudo jam i rrethuar me armiqtë, bile nga të gjitha anët.
Kur isha në Partizan, për beogradas, atëherë isha një djalosh simpatik, i edukuar si duhet, me të gjitha të mirat.
Sot, mu ata me “dhurojnë” etiketa të ndryshme, kryesisht me ofendimet më të rënda.
Si i shpjegoni këto?
Kujtim Shala: Thjesht. Unë jam shqiptar, që luaj në Dinamon, e cila zhvillon luftë të madhe për titull të kampionit.
Sikur Dinamo të ishte rastësisht në mes të tabelës, çdo gjë di të ishte ndryshe.
Unë, besoj se askujt nuk do t’i pengoja. Pastaj, në disa ndeshje vendimtare shënova gol dhe Dinamos i solla pikë të vlefshme.
Drejtori Markoviq ka theksuar se do zhvillojë një bisedë me ty, një bisedë serioze?
Kujtim Shala: Unë, për këtë nuk jam njoftuar e as që di gjë për një bisedë të këtillë. Le ta bisedojë me mua kush të dojë e çfarë të dojë. Në klub të gjithë janë në anën time,
Të gjithë e dinë çfarë jam duke përjetuar e pësuar. E dimë sa e janë të vështirë, sidomos lojtarët të cilët janë edhe dëshmitarët e mi, për ato që më kanë ndodhur sivjet, për ofendimet e maltretimet që mu kanë.
Ja, Bobani e Shukeri më shpëtuan jetën në Sarajevë. Jam i bindur se konserva, e cila u hodh nga shikuesit, ishte e drejtuar kundër meje, por ndoshta edhe kundër Bobanit apo Shukerit. Ne nuk jemi fajtorë që ajo e goditi referin Petroviq.
Kam biseduar me trajnerin Josip Kuzhe. I kam propozuar që më së miri do të ishte sikur të më lehte një çikëz të pushojë, të mos më aktivizojë në disa ndeshje. Intencat janë të më shpallin armik të shtetit”, vetëm e vetëm që unë të mos aktivizohem në takimin kundër C. Zvezdës në Maksimir.
(Për këtë u kujdes Gjyqi disiplinor i LFJ-së, i cili Kujtimin e dënoi me tri ndeshje moslojë dhe ia plotësoi dëshirën).
Seleksionuesi Ivica Osim u regjistroi në listën e kandidatëve për “Mundialin 90′?
Kujtim Shala: Disa herë ka biseduar me mua me telefon duke me këshilluar se si të luaj dhe si të angazhohem.
Më një rast me pat thënë se nëse vazhdoi kështu të luaj, unë, do të jam ndër udhëtarët e sigurt për në Itali. Mirëpo, edhe ai., si duket ra nën ndikimin e politikës së ditës,
Pas takimit në Sarajevë më tha shkurt: “Kujtim, për shkaqe politike nuk je i përshtatshëm për t’i mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit. Vallë, a thua nuk kam shtetas i Jugosllavisë.
Pse nuk mund t’i mbrojë ngjyrat e reprezentacionit? Shumë jam i prekur e i zhgënjyer. Megjithatë, krenohem që jam shqiptar, por me vjen keq që përmes meje shumëkush po e urren Dinamon, vetëm pse jam shqiptar, ose më urrejnë mua për shkak se luaj në Dinamo.
Një dukuri e këtillë në asnjë vend në botë nuk besoj se ngjan Unë i respektoi të gjithë. Urrejtje është e huaj për mua. E urrej urrejtjen.









