KUJDES: Speci i kuq i bluar Besiana rezulton me pesticid të ndaluar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) është identifikuar një ngarkesë me spec të kuq të bluar me origjinë nga Kosova, e cila është ndaluar në kufirin me Finlandën.

Sipas rezultateve laboratorike, produkti ka rezultuar me prezencë të pesticidit “Carbofuran” mbi kufijtë e lejuar, substancë e ndaluar për përdorim në ushqime. Autoritetet kanë bërë të ditur se e gjithë sasia e produktit është asgjësuar nga organet kompetente.

Produkti i prekur është i brendit “Besiana”, me peshë neto 200 gramë, i prodhuar nga kompania Ananas Impex SH.P.K. në Podujevë, me afat skadimi 08.12.2026.

Pas njoftimit, AUV ka nisur kontrolle në terren dhe ka urdhëruar masa shtesë në pikat kufitare për të parandaluar hyrjen apo daljen e produkteve të dyshimta ushqimore.

Po ashtu, inspektimet do të vazhdojnë edhe te prodhuesi për të verifikuar gjithë lotët e prodhimit dhe për të identifikuar burimin e mundshëm të kontaminimit.

Autoritetet kanë bërë thirrje që konsumatorët që posedojnë produktin me të dhënat e përmendura ta kthejnë menjëherë në vendin e blerjes, ndërsa kanë theksuar se siguria ushqimore mbetet prioritet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit