Përveç ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sot u luajtën edhe sfidat kualifikuese të grupeve të tjera. Në grupin I, Italia fitoi në Udine 3-0 ndaj Izraelit. Për “Axurrët” shënoi Mateo Retegi nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë. Goli i dytë u shënua sërish nga Retegi në minutën e 75, këtë herë sulmuesi u tregua fantastik me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Xhanluka Mançini vulosi fitoren 3-0 për Italinë me golin në minutat shtesë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Estonia dhe Moldavia u ndanë në barazim 1-1, Norvegjia pushim.
Situata në grupin I është e tillë:
1. Norvegjia 18 pikë në 6 ndeshje
2. Italia 15 pikë në 6 ndeshje
3. Izraeli 9 pikë në 7 ndeshje
4. Estonia 4 pikë në 7 ndeshje
5. Moldavia 1 pikë në 6 ndeshje
Në grupin E, Turqia fitoi 4-1 ndaj Gjeorgjisë, me golat e shënuar nga Kenan Jilldiz në minutën e 14, Demiral në minutat 22 dhe 52 dhe Akgun në minutën e 35. Për miqtë shënoi golin e nderit mesfushori Xhorxhi Koçorashvili në minutën e 65. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Vajadolid, Spanja bëri detyrën duke fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, me golat e Mikel Merinos në minutat 35 dhe 57, autogoli i Çernev në minutën e 79 dhe goli nga penalltia i Mikel Ojarzabal në shtesë.
Renditja në grupin E, pas 4 ndeshjesh:
1. Spanja 12 pikë
2. Turqia 9 pikë
3. Gjeorgjia 3 pikë
4. Bullgaria 0 pikë






