Pas luftës që ka shpërthyer në Lindje të Mesme, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë mund të ndërpritet. Siç raporton CNN, Irani po zotohet të sulmojë çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Shteti iranian gjithashtu po i targeton vendet e prodhimit në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë rafinerinë më të madhe të naftës në Arabinë Saudite, një strukturë të gazit natyror të lëngshëm në Katar dhe një rafineri të madhe nafte në Kuvajt.
E gjithë kjo po rrit çmimet, duke e çuar lartë çmimin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.
Ngushtica e Hormuzit është kanali i ngushtë pranë bregdetit të Iranit. Ajo është një nga pikat e rëndësishme të transportit detar në botë që lidh Gjirin Persik të pasur me naftë me pjesën tjetër të botës. Rreth 20% e prodhimit global rrjedh përmes kësaj rruge ujore. Irani kontrollon anën e saj veriore.
Të hënën, një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit tha se ngushtica është e mbyllur dhe nëse dikush përpiqet të kalojë, Irani do t’u “vërë flakën atyre anijeve”.
Mbyllja e saj mund të armiqësojë Kinën, duke qenë se Kina është importuesja më e madhe në botë e naftës bruto dhe blerësi më i madh i naftës iraniane.
Në një konferencë të rregullt për shtyp të martën, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Pekinit tha: “Kina u kërkon të gjitha palëve të ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake, të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve, të mbrojnë sigurinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe të shmangin shkaktimin e një ndikimi më të madh në ekonominë globale.”
Tabela tregon eksportin e naftës përmes kanalit të Hormuzit dhe destinacionin final










