spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

“Kryqëzata” e Donald Trump në Lindjen e Mesme

Samiti i G7 në Kanada u kthye në një skenë mospajtimi mes Perëndimit. Donald Trump, më shumë si komandant ushtarak sesa si një lider politik, braktisi deklaratën e përbashkët për de-eskalim me Iranin dhe paralajmëroi drejtpërdrejt qytetarët e Teheranit: “Largohuni tani!”

Një deklaratë e tillë nuk është thjesht simbolike, është dritë jeshile për një ofensivë ushtarake të gjerë, e cila mund të ndezë gjithë Lindjen e Mesme, të përfshijë forca të mëdha si Rusia dhe Kina, dhe të rrezikojë gjithashtu edhe sigurinë në Ballkan.

Trump-i nuk është më president, Ai po sillet si Gjeneral lufte. U kthye urgjentisht në Uashington, duke udhëzuar Pentagonin dhe këshillin e sigurisë kombëtare që të “përgatiten për çdo skenar”.

Refuzimi për të firmosur deklaratën e G7 kundër përshkallëzimit është jo vetëm një shuplakë për Europën, por edhe një shkelm ndaj vetë ideve të aleancës perëndimore. Franca dhe Gjermania kërkojnë dialog; Trump kërkon dorëzimin e Iranit. Dhe për ta forcuar këtë retorikë, ai përdor armën më të fortë: mbështetjen e pakushtëzuar për Izraelin.

Izraeli ka hyrë në modalitet lufte. Pas shpërthimeve në Teheran dhe goditjeve ajrore mbi objektivat shtetërore iraniane, qeveria e Netanyahut e ndjen mbështetjen e Trump-it si një “carta bianca” për të shkuar deri në fund. Dhe fundi në këtë rast do të thotë: shembje e regjimit iranian, me çdo kusht.

Ajo që po ndodh është një skenar që do të përvëlojë më shumë se Lindjen e Mesme. Do të prekë Evropën, do të shkaktojë eksode refugjatësh, do të fusë NATO-n në një krizë të re, por dhe Ballkani, përfshirë Shqipërinë, nuk do të jenë imunë.

Ndërsa tensionet globale arrijnë pikën kritike, Shqipëria zyrtare hesht. Asnjë qëndrim nga Kryeministri. Asnjë fjalë nga Ministria e Jashtme. Asnjë analizë nga Kuvendi. Çfarë presim? Apo një tjetër valë emigrantësh në kufi?

Nëse Shqipëria është vërtet aleate strategjike e SHBA-ve dhe pjesë e NATO-s, duhet të ketë një zë. Qoftë në përkrahje të paqes, qoftë në pozicion të qartë për një zgjidhje diplomatike. Heshtja është bashkëfajësi.

Nëse fjala e Trump-it bëhet raketë për Izraelin, dhe heshtja e Europës përkthehet në dobësi, atëherë kemi hyrë në një botë ku diplomacia ka vdekur. Dhe në këtë botë, vendet e vogla si Shqipëria janë thjesht fushëbetejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit