spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kryprokurori i Prishtinës: Telefonuesi që kërcënoi anglisht dyshohet se kishte theks të shteteve jo mike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se s’ka asgjë që vlen të përmendet nga vendi i ngjarjes..

“kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Kryeprokurori ka thënë se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”.

Kryeprokurori s’ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”

“Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike e bërë nga një person anonim, me zë mashkulli, në gjuhën angleze, me një akcent të shteteve jo mike”, ka thënë ai.

“Këto janë informatat që i kemi, do të informoheni më tej për informata”, ka shtuar tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit