spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Kryetarja e Ranillugut po intervistohet nga Prokuroria nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiç, është shoqëruar sot në Policinë e Kosovës për t’u intervistuar, nën dyshimet se ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve gjatë procesit zgjedhor.

Burimet bëjnë të ditur se Antiç po merret në pyetje nga Prokuroria për ndërhyrje në vullnetin e lirë të qytetarëve.

Sipas të njëjtave burime, rasti lidhet me pretendime se kryetarja komunale ka vepruar në kuadër të një skeme të organizuar, e cila synonte orientimin e votës në favor të Listës Serbe, përmes formave të detyrimit dhe shantazhit.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrën për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, mirëpo deri në kohën kur është publikuar lajmi nuk ka marrë informatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit