Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturën zyrtare të komunës si donacion për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) në Obiliq, në një gjest vlerësimi dhe respekti ndaj kontributit të veteranëve të luftës për lirinë e vendit.
Ky veprim vjen si shenjë mbështetjeje institucionale për OVL-në e UÇK-së, me qëllim që t’u lehtësohet puna dhe angazhimi i përditshëm në shërbim të anëtarëve të saj dhe aktiviteteve që lidhen me ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare.








