Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot shkollën e futbollit FC Viciana, e themeluar nga Agron dhe Nazmi Neziri, dy emra të njohur të sportit vendor që me përkushtim po investojnë në zhvillimin e talenteve të reja të qytetit.
Gjatë vizitës, Idrizi u njoh nga afër me punën profesionale që zhvillohet në këtë shkollë, si dhe me angazhimin e trajnerëve që çdo ditë stërvitin dhjetëra fëmijë e të rinj, duke i edukuar me disiplinë, frymë ekipore dhe dashuri për sportin.
“FC Viciana” po shihet si një shembull i përkushtimit dhe vizionit për ndërtimin e një brezi të ri sportistësh, të cilët në të ardhmen pritet ta përfaqësojnë me krenari komunën në arenën vendore dhe ndërkombëtare.









