spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Kryetarët e komunave të Pejës, Lipjanit dhe Mitrovicës së Jugut heqin dorë nga mandati i deputetit

Kryetarët e Komunave të Pejës, Gazmend Muhaxheri, të Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, kanë dorëzuar kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të hequr dorë nga marrja e mandatit të deputetit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se në vend të tyre, do të zëvendësohen: Arben Gashi për Gazmend Muhaxherin, Paris Guri për Imri Ahmetin dhe Rashit Qalaj për Bedri Hamzën.

Ka pasur disa mospajtime lidhur me procesin e zëvendësimit të këtyre mandateve.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka theksuar se është e nevojshme që kryetarët e komunave të zëvendësohen menjëherë, pasi ata nuk mund të mbajnë njëkohësisht pozitën e kryetarit të komunës dhe atë të deputetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit