Kryesia e re dhe kthimi i Osmanit në LDK/ Agim Veliu ‘godet’ Abdixhikun: Me këtë lidership, çkado që të ndodhë në LDK nuk është befasi

Dje LDK ka publikuar përbërjen e re të kryesisë së partisë, një listë me emra që ngjalli shumë reagime.

Nga përbërja e re e Kryesisë janë larguar këta emra: Arben Gashi, Besa Gaxheri, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri.


Ndërkohë, Kryesisë i janë shtuar anëtarë të rinj, si: Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi, Ermal Sadiku, Shefqet Shehu, Sokol Havolli dhe Ukë Rugova.

Lidhur me këto zhvillime, është deklaruar ish deputeti i LDK-së, Agim Veliu.


I pyetur për përbërjen e re të kryesisë dhe për mundësinë e kthimit të ish presidentes Vjosa Osmani në LDK, Veliu tha se çkado që ndodhë në këtë parti, nuk është më befasi, bazuar në lidershipin që ka.

“Me këtë lidership të partisë, çkado që të ndodhë në LDK dhe kushdo që të defilojë aty, më nuk është befasi as lajm”, ka deklaruar Agim Veliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit