spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Kryeministrja italiane bën thirrje për ndalimin e flotës ndërkombëtare që po dërgon ndihma në Gaza

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje që flota ndërkombëtare e anijes që po përpiqet të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, të ndalojë menjëherë misionin e saj.

Ajo paralajmëroi se vazhdimi i konfrontimit me Izraelin mund të prishë “ekuilibrin delikat” aktual, i cili sipas saj mund të çojë drejt paqes, bazuar në planin e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Shumë do të ishin të lumtur nëse ky plan pengohej. Kam frikë se përpjekja e anijes për të thyer bllokadën detare izraelite mund të shfrytëzohet si justifikim për këtë. Për këtë arsye, besoj se anija duhet të ndalojë tani”, u shpreh Meloni.

Sipas Reuters, italianët do të ndjekin anijen derisa ajo të jetë larg bregut të Gazës për 278 kilometra. Anija ka njoftuar se Italia i ka komunikuar sot se fregata që e ndjek do t’i kontaktojë së shpejti me radio dhe do t’u ofrojë anëtarëve të saj mundësinë për të lënë anijen dhe për t’u kthyer në breg para se të arrijnë në “zonën kritike”.

Nga ana tjetër, Flota Global Sumud ka deklaruar se mbi 40 anije civile, ku përfshihen parlamentarë, avokatë dhe aktivistë – përfshirë aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg – do të vazhdojnë lundrimin për të thyer bllokadën izraelite të enklavës palestineze.

Ministria italiane e Mbrojtjes ka bërë të ditur më herët gjatë ditës se marina italiane do të ndalojë ndjekjen e flotës ndërkombëtare kur ajo të jetë larg bregut të Gazës për 278 kilometra, përkatësisht 150 milje detare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit