spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kryeministri Kurti nderon me homazhe 26-vjetorin e rënies heroike të Xhevdet Lecit: Ishte patriot dhe humanist

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedocin, dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë dhe Kuvendit, organizuan homazhe për të nderuar 26-vjetorin e rënies heroike të veprimtarit të çështjes kombëtare, Xhevdet Leci.

Në këtë përvjetor, Kurti theksoi kontributin e madh të Lecit gjatë viteve ’90, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“Xhevdet Leci gjatë viteve të ‘90-ta punoi ditë-natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte edhe patriot, edhe humanist dhe në të njëjtën kohë zgjeronte, thellonte, ngriste rezistencën e popullit tonë…”, tha Kurti.

Xhevdet Leci ra heroikisht më 18 maj 1999, duke u përballur me policinë serbe gjatë mbrojtjes së popullatës së zhvendosur në Barilevë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit