Kryeministri i Grenlandës ‘paralajmëron’ Trumpin: Ne nuk duam të jemi amerikanë

Kryeministri i Grenlandës ka deklaruar se shteti i tij nuk dëshiron që të jetë pjesë e Amerikës.

“Ne jemi Grenlandezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi as danezë. E ardhmja e Grenlandës do të vendoset nga Grenlanda”, tha kryeministri Múte Egede në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se pak ditë më parë ishte presidenti amerikan i zgjedhur, Donald Trump i cili tha se nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë kontrollin e kanalit të Panamasë por dhe Grenlandën.

Republikani tha në një konferencë për shtyp se kjo gjë do të ishte jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit