Kryeministri Albin Kurti pritet sot në Skenderaj nga Ilir Seferi dhe qytetarët

Sot në orën 12:00, në Restorantin “Freskia” në Skenderaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit me nderime nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale, Ilir Seferi, dhe qytetarët e kësaj komune.

Seferi shprehu mirëseardhje dhe mirënjohje për përkushtimin e Kryeministrit ndaj qytetarëve të Skenderajt, duke theksuar mbështetjen konkrete të Qeverisë gjatë periudhës së vërshimeve, ku 2.4 milionë euro janë ndarë për ekonomitë familjare të prekura.

Postimi i plotë:

Sot në ora 12:00, në Restorantin Freskia, kemi nderin të mirëpresim Kryeministrin Albin Kurti 🇽🇰

Mirë se vini Kryeministër,

me respekt e mirënjohje për përkushtimin tuaj ndaj qytetarëve tanë dhe për mbështetjen konkrete gjatë vërshimeve, ku 2.4 milionë euro janë ndarë për ekonomitë familjare të prekura.

Ky është shembulli i një qeverie që punon me përgjegjësi, ndershmëri dhe zemër për popullin.

Në Skenderaj, sot flasim për zhvillim, investime dhe bashkëpunim afatgjatë për të ardhmen e komunës sonë.

🇽🇰

#MirëSeVjenKryeministër

#Skenderaj#Freskia#Zhvillim#Përparim

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit