Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ku u diskutua forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Në një shkrim në “X”, Hoxha e ka cilësuar takimin si shumë miqësor dhe ka theksuar se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë, duke rikujtuar se këtë qëndrim ia ka konfirmuar më herët edhe ministrit Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e partneritetit të veçantë Shqipëri–Kosovë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ky bashkëpunim do të konkretizohet përmes koordinimit më të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike, veçanërisht në sektorët e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.


Hoxha nënvizoi gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqishëm forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe procesin e integrimit të saj euroatlantik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit