Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, po zhvillon takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Mediat janë lejuar të marrin pamje nga takimi, por nuk është paraparë të ketë deklarata për media. E njëjta praktikë do të vlejë edhe për takimin e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë, ministri Hoxha do të pritet edhe nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Pas këtij takimi, Konjufca dhe Hoxha pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.









