Kritikuan asfaltin bashkë me Dimal Bashën në Koshare, zyrtari i VV-së raporton kërcënim nga pronari i kompanisë

Anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj, Amir Rexhepi, ka bërë të ditur se ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast kanosjeje ndaj tij, të cilin thotë se e ka përjetuar nga Sokol Shabani.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social Facebook, Rexhepi ka sqaruar se incidenti ka ndodhur pas një vizite të ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, në një rrugë që po asfaltohet në fshatin Koshare. Sipas tij, gjatë asaj vizite, ai dhe disa qytetarë kanë ngritur shqetësime lidhur me cilësinë e punimeve dhe mungesën e qasjeve në disa parcela private.

Rexhepi thotë se vetëm pak minuta pas diskutimeve me ministrin, ndërsa ndodhej duke biseduar me banorë të zonës, është afruar Sokol Shabani dhe e ka kërcënuar.

Postim i plotë:


Sapo dola nga Stacioni i Policisë në Ferizaj, ku denoncova kërcënimin e bërë ndaj meje nga oligarku Sokol Shabani!

Sot është duke u asfaltuar një prej rrugëve në fshatin Koshare, e cila është pjesë e një projekti me vlerë prej 2.4 milionë eurosh, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe i implementuar nga Komuna e Ferizajt. Megjithatë, ky projekt është përcjellë me mungesë transparence dhe përgjegjësie.

Unë, si anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, kam ngritur disa herë shqetësime lidhur me këtë projekt dhe kam paraqitur vazhdimisht ankesat e qytetarëve si tek autoritetet përgjegjëse, ashtu edhe tek Operatori Ekonomik.

Sot, së bashku me qytetarët dhe në prani të Ministrit Dimal Basha, paraqita shqetësimet e banorëve dhe të miat personale lidhur me dyshimet për cilësinë e dobët të punimeve, si dhe ankesat e qytetarëve për mungesën e hyrjeve në parcelat e tyre, gjë që po ua vështirëson qasjen dhe shfrytëzimin e pronave.

Pas këtij diskutimi me Ministrin Basha, dhe vetëm pak minuta më vonë, ndërsa po qëndroja me disa banorë duke diskutuar, m’u afrua Sokol Shabani dhe më kërcënoj.

Jam thellësisht i shqetësuar nga ky veprim dhe ndihem i kërcënuar nga ky person. Sokol Shabani është një emër i njohur në Ferizaj dhe më gjerë, i përmendur shpesh në debatet publike dhe raportimet mediale që lidhen me çështje të tenderëve publikë dhe ndikimit në institucione. Për shkak të pozitës dhe ndikimit që perceptohet se gëzon, e konsideroj serioz këtë kërcënim dhe kërkoj që institucionet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet të lartë.

Për këtë arsye, sot kam paraqitur zyrtarisht rastin e kërcënimit/kanosjes pranë organeve të rendit.

Pres nga organet e rendit që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht fuqisë financiare apo lidhjeve që mund të ketë.

Drejtësia duhet të mbrojë qytetarët dhe interesin publik, e jo të bjerë pre e ndikimeve ekonomike apo presioneve të çfarëdo natyre!

Ne nuk do të ndalemi para asnjë kërcënimi apo shantazhi të kujtdo qoftë!

Me respekt,

Amir Rexhepi

Anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit