spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Krisje në raportet mes Leles dhe Leos – Ç’ka ndodhur mes tyre?

Një nga çiftet e Big Brother VIP Kosova, edicioni i tretë, Lela dhe Leo kanë pasur krisje në raportin e tyre këto ditët e fundit.

Në ‘Prime’ është shfaqur klipi që përfshinë të gjitha detajet dhe raportin e tyre.

E gjithë kjo ka nisur nga zgjedhja e Lelës e cila si kapitene e javës kishte avantazh të zgjidhte një banorë të shijojë një masazh profesional brenda shtëpisë.

Ajo zgjodhi Vullnetin, teksa për këtë i reagoi keq Leo, dhe jo vetëm. Asaj iu kundërvunë edhe shumë nga banorët tjerë të cilët e gjykuan për zgjedhjen e saj.

Leo ishte shprehur se Lela nuk po ka dëshirë të bëj sfidat me të, e që sipas tij nuk po e kupton pse.

“Te kisha pas unë atë avantazh nuk e kisha menduar as dy herë”, ishte shprehur Leo në dhomën e rrëfimit, gjersa theksoi se nuk i kishte pëlqyer sjellja e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit