“Krimineli serb vendos për Kosovën” – Kimete Berisha akuzon Osmanin për dorëzim institucional

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me tone të ashpra kundër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas kërkesës së saj për interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ajo e akuzon Presidenten se ka toleruar ndikimin e një gjyqtari serb të cilësuar si i rrezikshëm për sigurinë kombëtare nga vetë institucionet e Kosovës.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për gjyqtarin Radomir Llabani, i cili është i akuzuar për krime nga Serbia, dhe që sipas saj, “hajn edhe cigare”, por që gjithsesi po vazhdon të ushtrojë funksionin në Kushtetuese dhe të vendosë për fatin e shtetit të Kosovës.

“Ky serb nuk u bë ‘kriminel’ për nevojat e Presidentes, por ka qenë i tillë që në vitin 2018 – sipas akuzës së Serbisë,” shkruan Berisha, duke ironizuar se vetëm kur bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, ‘krimineli’ s’është më i tillë.

Ajo kritikon Osmanin se, ndonëse ka qenë në dijeni se një gjyqtar i tillë është i rrezikshëm, ka zgjedhur të presë interpretimin nga një institucion që, sipas saj, tashmë është në dorën e atyre që e kanë sabotuar Kosovën.

“Presidentja Osmani i është nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse ka dëgjuar çfarë interpretimi ‘e pret’. Dhe vendosi të tërhiqet – sepse drejtësi në Kosovë nuk ka,” shton ajo.

Image

Foto nga viti 2018: Në këtë foto zyrtare të realizuar gjatë betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2018, shihet gjyqtari Radomir Llabani (i shënuar me shigjetë të kuqe), në momentin kur po bën betimin para Presidentit të atëhershëm, Hashim Thaçi – i cili ishte edhe përgjegjës për emërimin e tij në këtë funksion.

Kimete Berisha ironizon me ton të ashpër duke thënë se Presidentja duhej të kërkonte ndihmën e psikiatrit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e jo të priste mëshirën e një krimineli serb. Ajo ngre ironi edhe ndaj deputetëve shqiptarë që nuk kanë reaguar, duke pyetur nëse edhe ata janë “kriminelë” nëse nuk veprojnë për të larguar kolegun e tyre serb nga trupa e Gjykatës.

Në reagimin e saj, Berisha sulmon edhe Vetëvendosjen dhe partitë opozitare, duke përmendur emra konkretë:

“Albualena Haxhiu ishte ‘e gëzuar’ me vendimin e Presidentes – sepse kaq di Albualena,” shkruan ajo, duke shtuar se “LDK nuk shprehet për veprimin amator të Presidentes, nga interesa të karrierës personale.”

Ajo thotë se PDK ndoshta nuk reagon sepse “vetë e kanë bërë kriminelin serb gjyqtar, me votim të fshehtë.”

🔹 Postimi i plotë i Kimete Berishës:

Hopa, Sherife!
– Presidentja Vjosa Osmani, kur ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, e ka ditur se aty është edhe një gjyqtar serb ‘që e rrezikon sigurinë kombëtare’!
– Ky serb nuk u bë ‘kriminel’ për nevoja të Presidentes, por ka qenë i tillë (i kërkuar nga Serbia) para se të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës më 2018.
– Deri tani, serbit i është lejuar të jetë ‘kriminel’, dhe ende i lejohet të jetë kriminel për Kosovën, përveç për Vjosa Osmanin, s’bën të jetë kriminel.
– Gjyqtari Radomir Llaban, i akuzuar nga Serbia si kriminel dhe hajn edhe i cigareve, e cenon sigurinë e dikujt, ama të Presidentes Osmani!
– Vjosa Osmani edhe pse e ka ditur që ai serb është i rrezikshëm për Kosovën, nuk e ka mbrojtur Kosovën nga ai, por e ka lënë ta rrezikojë Kosovën…!
– Vjosa Osmani nuk i ka pëlqyer vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse ka dëgjuar çfarë interpretimi e ‘pret’,
prandaj ka vendosur të tërhiqet, sepse sipas saj në Kosovë Drejtësi nuk ka, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e kriminalizuar dhe tash Kuvendi i Kosovës dhe krejt Kosova varet nga një kriminel serb, që s’ka Ligj që e kap.
– Presidentja Osmani i ka trimeruar deputetët që të kërkojnë ndihmë nga Gjykata Kushtetuese, me shpresë, se, ishalla, nuk përfundojnë edhe ata në mëshirën e një krimineli serb, si kjo.
– Domethënë, një kriminel serb e zmbraps Presidenten… dhe Institucionet e Kosovës varen nga zari…!
– Sonte ish dashur që kjo zonjë të kërkojë ndihmën e psikiatrit dhe të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që të pyet se kush janë ata gjyqtarë shqiptarë të Kushtetueses që punojnë me një kriminel!
– A janë edhe ata ‘kriminelë’?
Janë. Se nëse s’janë kriminelë, sonte do të duhej ta shkarkonin kolegun e tyre kriminel.
– Presidentja Osmani, po bën luftë të dëshpëruar dhe të fëlliqur për të mbetur në politikë, ama kësaj here duke i përdorur trohat e Vetëvendosjes, ‘armët’ e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin si kallashnikov.
– Albulena Haxhiu ish ‘gëzuar’ me vendimin e Presidentes, sepse kaq di Albulena Haxhiu.
– LDK nuk shprehet për veprimin amator për interesa të karrierës personale të Presidentes, sepse mban ymri që e bën për vete… dhe kjo pastaj ia ringjall Franken-shtajnin.
– E PDK as nuk e dinë se pse nuk shprehen për injorancën e Presidentes… ndoshta sepse vetë e kanë bërë kriminelin serb gjyqtar… me votim të fshehtë!

P.S. …Disa lidhje janë të padukshme!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit