Krimi godet sërish të pafajshmit, i plagosuri i dytë i atentatit mafioz në Vlorë shitësi i një dyqani

Atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona tregoi edhe një herë se sa të pasigurt janë qytetarët e thjeshtë në vendin tonë. Njëlloj si në rastin e Dobraçit ku mbetën të vrarë çifti i pafajshëm, i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha, sot krimi “mori në qafë” një tjetër të pafajshëm.

Bëhet fjalë për Armand Spahiajn i cili mësohet se po shiste fruta-perime në biznesin e familjes në momentin kur atentatorët sulmuan me breshëri kallashnikovi ndaj shënjestrës së tyre, Kevin Hajrulla. Plumbat plagosën edhe shitësin 33-vjeçar, Armand Spahiajn, i cili u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar. 33-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën!

Rastet të tilla tregojnë dhe një herë se krimi nuk ka frikë të bëjë masakër për të arritur qëllimet e tij dhe paaftësinë e shtetit për të parandaluar apo zbardhur raste të tilla. 

Por cilat janë disa nga rastet ku të pafajshmit kanë mbetur viktimë.

Rasti i Dobraçit: Flutura Basha humbi jetën teksa së bashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin në shtëpi me motor. Ata janë përplasur nga makina ku ndodheshin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në vend ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha po lufton për jetën në spital.

Po ky nuk është rasti i vetëm ku krimi prek të pafajshmit. Vrasja e kamarierit Gledio Muka dhe klienti, Marsel Çela

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2024 në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Siç u mësua më pas, shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, por krahas tij plumbat nuk falën as Gledio Mukën që punonte për bukën e gojës dhe as klientin e lokalit i cili kishte zgjedhur që atë mbrëmje të ngrohtë korriku ta kalonte jashtë shtëpisë, deri në orët e vona.

Vrasja e banakieres Mimoza Pajës në Don Bosko: E ndodhur në vendin dhe kohën e gabuar, ishte edhe banakierja Mimoza Paja në një lokal në Don Bosko. Atentati i Don Boskos, në Tiranë, ka ndodhur më 12 marsin të vitit 2023 ku një grua u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje dhe 58-vjeçarja Mimoza Paja ishte në vendin e saj të punës kur iu mor jeta pabesisht. Nga kjo ngjarje nuk u kursye as mbesa e saj e mitur e cila mori lëndime nga thyerja e xhamave. Ndërsa 5 persona të tjerë morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit nga plumbat, por fatmirësisht nuk rezultuan në fatalitet. Atë pasdite të 12 marsit u qëllua me breshëri plumbash lokali i Fatjon Muratit, person i shumëkërkuar nga autoritetet. Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë. Fatjon Murati dyshohet i përfshirë në masakrën e Fushë Krujës u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Haxhia dhe Diklen Vata. Gjithashtu, Fatjon Murati ka qenë i dënuar për armëmbajtje dhe posedim të municioneve pa leje. Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Fatjon Muratit një pasuri me vlerë 5 mln euro.

Vrasja e Enea Thomaraj në Elbasan: 29-vjeçari Enea Thomaraj u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin.

Pas gati muaj në koma, më 4 tetor ai ndërroi jetë nga plagët e marra. 29-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me motrat Nikolli apo me botën e krimit. Ishte një njeri që punonte për të mbajtur familjen e tij dhe humbi jetën pas tritolit që u shpërthye ngjitur me derën e banesës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit