Në Vlorë po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë zyrtare po marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe kryeministri Albin Kurti.
Ceremonia po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku përfaqësuesit e lartë të të dy shteteve janë bërë bashkë për të nderuar aktin historik të 28 Nëntorit 1912, si dhe sakrificën e brezave për liri dhe pavarësi.









