Ditën e sotme rreth orës 18:00, një avion rus SU-30 dhe një IL-78 kanë shkelur hapësirën ajrore lituaneze, pranë kufirit midis vendit baltik dhe Oblastit të Kaliningradit.
Teksa hynë në hapësirën ajrore lituaneze, dy aeroplanët u shoqëruan nga dy avionë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Spanjolle.
Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar presidenti lituanez, duke e cilësuar një provokim të rrezikshëm.
“Këtë mbrëmje, avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore lituaneze. Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë. Ky veprim konfirmon rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore evropiane. Ministria e Punëve të Jashtme do të thërrasë përfaqësuesit e ambasadës ruse për të protestuar kundër sjelljes së pamatur dhe të rrezikshme”, njoftoi Presidenti lituanez Gitanas Nausëda në X.








