spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kremlini reagon ndaj sanksioneve të reja të BE-së ndaj Rusisë: I quajnë të paligjshme

Rusia ka reaguar pas paketës së fundit të sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian për shkak të luftës në Ukrainë, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të paligjshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët të premten, tha se pakoja e re është pjesë e qëndrimit të qëllimshëm anti-rus të BE-së.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi fituar njëfarë imuniteti ndaj sanksioneve. Jemi përshtatur me jetën nën sanksione”, tha Peskov.

Ai shtoi se kufizimet e reja do të analizohen për të minimizuar pasojat negative për Rusinë.

“Duhet të analizojmë këtë paketë të re për t’i zvogëluar pasojat e saj negative”, shtoi ai.

Peskov gjithashtu nënvizoi se sanksionet nuk godasin vetëm Rusinë, por ndikojnë edhe në vendet që i zbatojnë ato.

“Çdo paketë e re ka ndikim negativ edhe për vendet që i zbatojnë këto sanksione.”.

Bashkimi Evropian, gjatë ditës së premte, miratoi një sërë masash të reja ndëshkuese ndaj Moskës. Ato përfshijnë një kufi më të ulët të çmimit të naftës, ndalim të marrëveshjeve me tubacionet Nord Stream dhe masa të reja ndaj disa anijeve që përdoren për transportin e naftës ruse, me qëllim të shmangies së sanksioneve.

Sipas vendimit të ri të BE-së, çmimi për një fuçi naftë ruse është vendosur të jetë nën 47.6 dollarë, nga kufiri i mëparshëm prej 60 dollarësh.

Të ardhurat nga eksporti i naftës përbëjnë burimin kryesor të të hyrave për ekonominë ruse, ndaj kjo masë pritet të ketë ndikim të ndjeshëm.

Po ashtu, është vendosur ndalim i ri për importet e naftës ruse, duke mbyllur hapësirat që më parë i lejonin Rusisë ta eksportonte atë në mënyrë të tërthortë përmes vendeve jo-anëtare të BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit