spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Ende pa hyrë mirë brenda, iu kërkua që te dalin jashtë.

Deputetët por edhe stafi i Kuvendit të Kosovës u evakuuan për shkaqe sigurie.

Krejt kjo pasi që përmes një telefonate në gjuhën angleze u ngrit një alarm për mjet shpërthyes.

Kërkesë e njëjtë ishte edhe për gazetarët.

E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës shprehi shqetësimin e saj për sigurinë në Kuvend.

Shqetësim për këtë ngriti edhe deputetja tjetër nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.

Oborri i institucionit legjislativ u mbush menjëherë me zyrtarë policorë.

Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe patrullat u kujdesën për perimetrin e sigurisë.

Ndërkaq, njësia K-9 me qenë kontrolluan veturat e parkuara.

Kontroll të detajuar pati edhe brenda dhe jashtë objektit.

Nga Policia e Kosovës thanë se kërcënimi erdhi përmes një sms-je.

Pas më shumë se tri orësh ekzaminimi të vendit, doli se alarmi ishte i rremë.

Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi dyshohet që telefonata erdhi nga shtete jo mike.

Kështu, pas përfundimit të operacionit, ekipet e shumta të Policisë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa seanca u paralajmërua se do të mbahet në mbrëmje, nga ora 20:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit