Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se, nëse ish-krerët e UÇK-së do të gjykoheshin vetëm mbi veprimet e tyre individuale dhe jo në bazë të pozitave që kanë mbajtur në strukturat e UÇK-së, ata sot do të ishin të lirë.


“U DËNUA UÇK-ja, JO INDIVIDËT. Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lire”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Siç shkroi ai, katërshja e UÇK-së më pas kanë kontribuar edhe në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Por, pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë ndër figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas kontribuuan në krijimin e shtetit të Kosovës! Prandaj, ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë”, shkroi Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit