spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së: Besimi juaj është nderi i jetës sime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është rizgjedhur në krye të partisë në Konventën e njëmbëdhjetë, duke marrë sërish besimin e delegatëve katër vite pas zgjedhjes së tij për herë të parë në këtë post.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi ka falënderuar nga zemra delegatët dhe mbështetësit për besimin dhe përkushtimin ndaj rrugëtimit të përbashkët.

“Katër vite më parë, më 3 korrik 2021, më dhatë nderin e madh të jetës sime: drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Sot, më dhatë sërish besimin për ta çuar përpara këtë rrugëtim – së bashku,” shkroi ai.

Krasniqi e cilësoi Konventën e sotme si më shumë se një proces apo mandat, duke e përshkruar si një kapitull të ri për PDK-në. Ai theksoi se uniteti dhe përkushtimi ndaj Kosovës dhe zhvillimit janë shtylla kryesore të vizionit të tij për të ardhmen.

“Kur Kosova dhe PDK ecin bashkë, ka vetëm një drejtim: përpara,” përfundoi ai mesazhin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit