spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Krasniqi rendit pasojat e rënda që e presin Kosovën nga eksodi masiv

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për pasojat e thella dhe afatgjata që po prodhon eksodi masiv i shqiptarëve, duke theksuar se ky fenomen po cenon drejtpërdrejt strukturën demografike, ekonomike dhe sociale të vendit.

Krasniqi vlerëson se largimi i vazhdueshëm i qytetarëve, kryesisht i të rinjve, po çon drejt një zvogëlimi të ndjeshëm demografik të shqiptarëve, gjë që, sipas tij, krijon bazë për “përligjjen definitive të multietnicitetit ahtisarian”, me pasoja politike dhe shtetformuese në të ardhmen.

Sipas profesorit, një nga efektet më të pashmangshme të eksodit do të jetë rënia e natalitetit në vitet e ardhshme, për shkak se pjesa më e madhe e atyre që po largohen janë në moshë riprodhuese. Kjo prirje, paralajmëron ai, do ta përshpejtojë plakjen e popullsisë dhe do ta dobësojë potencialin zhvillimor të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit