spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi: Prezenca ndërkombëtare në Kosovë e dobësoi nacionlizmin shqiptar, gjoja për pajtim me serbët

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një shkrim, ku ka pasur një hipotezë interesante.

Sipas Krasniqit, prezenca ndërkombëtare në Kosovë e dobësoi nacionalizmin shqiptar.

Kransiqi ka shkruar se një gjë e tillë u bë për shkak të “gjoja për të lehtësuar pajtimin me serbët”.

“Në Kosovë prezenca ndërkombëtare e dobësoi me projekt nacionalizmin shqiptar, gjoja për të lehtësuar pajtimin me serbët, po edhe për ta bërë më të lehtë qeverisjen e vet. Për pasojë, filloi keqqeverisja, korrupsioni dhe arrastisja, e cila po e finalizon projektin e armiqve të shqiptarëve për deshqiptarizimin e Kosovës. Në Shqipëri stalinizmi e pati çmontuar atë pak nacionalizëm që kishte ngelë e po mbijetonte që nga koha e Rilindjes. E implantoi një version të kuazinacionalizmit ideologjik, i cili duke e farkuar “njeriun e ri socialist”, e shfytyroi njeriun shqiptar. Sot shteti shqiptar, ka tiparet e një narkoshteti, ku edhe vetë kombi është viktimë. (…) Nacionalizmi i ri është projekt serioz në kontinentin tonë. Por ai nuk konsolidohet me shkarkime emocionesh në stadiume e me klithma argëtuese në koncerte. Edhe më pak nga histerizma religjioze. Ne na duhet një kongres mbarëkombëtar, për ta ridefinuar nacionalizmin e ri dhe raportin e tij me kombin e me dy shtetet tona. E di që nuk ka kush e bën. Ata që e patën organizuar Lidhjen e Prizrenit dhe Kongresin e Manastirit, pa pasur shtet, pa pasur buxhet, kanë vdekur. Të gjallët e sotëm duken të vdekur për së gjalli”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit