spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Krasniqi: Pesë komuna që udhëhiqen nga PDK marrin vlerësimin maksimal për transparencë buxhetore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se pesë komuna që udhëhiqen nga kjo parti kanë marrë vlerësim maksimal prej 100 pikë nga Instituti GAP për performancë buxhetore në vitin 2024.

“Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që udhëhiqen nga PDK, pesë prej tyre, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria, kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh nga Instituti GAP për transparencën buxhetore në vitin 2024.”

Krasniqi shton se Drenasi dhe Hani i Elezit gjithashtu janë ndër më të mirat, me nga 95 pikë secila.

“Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi. Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit