Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status të shkurtër, ku ka folur për votuesit kosovarë.
Krasniqi ka shkruar se votuesit kosovarë votojnë me inat.
Sipas tij, kushdo që voton në këtë mënyrë ka gabuar.
“Pyetje e përsëritur: kujt i besojnë votuesit e Kosovës? Në këtë pyetje nuk kanë përgjigje të qartë partitë politike. As kompanitë që i hulumtojnë opinionet. Në këtë pyetje nuk kanë përgjigje as vetë votuesit, e pakta shumë prej tyre. Pse? Sepse shumë votues në këtë vend as nuk kanë mendim të vetin, as nuk i besojnë ndokujt. Votojnë me inat, me emocione, me tahmin. Kush voton ashtu, gabon. Ama e merr vesh me vonesë” – ka shkruar Krasniqi.








